Policia e Kosovës njoftoi se një qytetar është ankuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën duke ia shkruar mbishkrimin “UÇK”.
Sipas forcave të rendit, rasti po trajtohet si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë./PrishtinaPress/