Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në polici se ish-partneri i saj ia ka marrë dokumentet persona të saj dhe të vajzës së tyre.
Ajo gjithashtu ka raportuar se ka vërejtur se në çantën e saj mungon edhe një kartelë bankare, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja kosovare me 02.03.2025 ka raportuar se me datën e cekur i dyshuari kosovar me të cilën kanë bashkëjetuar më herët dhe kanë një vajzë, ka vërejtur se në çantën e saj, mungojnë dokumentet personale të vajzës dhe ankueses, një kartelë bankare dhe pasaportat e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin e policisë.