-5.1 C
Pristina
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

spot_img

Mitrovicë e veriut: Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, njofton Klankosova.tv

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Të arrestuarit janë L.L – 21 vjeçar, P.R – 18 vjeçar, H.D – 21 vjeçar, D.M – 18 vjeçar, H.D – 26 vjeçar dhe B.M – 24 vjeçar.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën “Knjaz Millosh”, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka mbetur viktima LL.P 17-vjeqar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, shkruhet në komunikatën për media.

Poashtu bëhet e ditur se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit  për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img