Site icon PrishtinaPress

Mitrovicasit dëgjojnë thirrjen e Ujësjellësit, nisin të furnizohen me ujë

Banorët e Mitrovicës kanë nisur të blejnë shumë ujë, pasi Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë bëri thirrje për një gjë të tillë.

Kjo shihet në një video të publikuar nga “Jepi zë”, përcjell Klankosova.tv.

Ky apel i KRUM-s u bë pas shpërthimit të fuqishëm në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku u dëmtua një pjesë të kanalit të Ibër Lepencit.

Ujësjellësi bëri të ditur se nga kanali i cili u shpërthye furnizohen me ujë të pa përpunuar, prandaj bëri thirrje që të blejnë ujë të pijshëm.

Exit mobile version