Site icon PrishtinaPress

Mitrovicasi nën ndikimin e alkoolit sulmon gruan e tij, dërgohet në mbajtje

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndër shkaqet e shpeshta të dhunës në familje është edhe abuzimi me pijet alkoolike.

Së fundi edhe një burrë në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Njësitë policore kanë intervenuar në rast dhe i dyshuari është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Sulmi’./PrishtinaPress/

Exit mobile version