1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mitrovicasi ‘fatlum’, Policia i kap brenda disa orësh hajnat që vodhën në shtëpinë e tij – ia kthejnë gjësendet

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Në shumicën e rasteve, hajnat arrijnë të ikin me mijëra euro e gjësende me vlerë pa lënë ndonjë gjurmë.

Por ndryshe ka ndodhur me një rast në Mitrovicë, ku brenda pak orësh Policia zbuloi hajnat që vodhën në një shtëpi. Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku dy persona kanë arritur të vjedhin gjësende me vlerë.

Si rezultat i denoncimit, Policia i ka identifikuar të dyshuarit, të cilët janë kapur pas disa orësh dhe me rastin e kontrollit policor janë gjetur gjësendet që kanë vjedhur.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me veprën për të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’, kurse sendet e vjedhura janë kthyer te pronari./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img