1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mitrovica sivjet me rendimente më të larta të grurit

Ka përfunduar fushata e korrje-shirjes në territorin e komunës së Mitrovicës dhe rendimentet e grurit kanë qenë më të larta në krahasim me vitin e kaluar.
Në komunën e Mitrovicës këtë vit kanë qenë të kultivuar gjithsej 1120 ha grurë, derisa fushata e korrje-shirjeve ka filluar më 8 korrik dhe ka vazhduar deri më 28 korrik 2016.
“Procesi i korrje–shirjes është realizuar ashtu siç është hartuar dhe planifikuar nga Drejtoria për Bujqësi dhe MBPZHR. Komisioni për monitorim të procesit të korrje-shirjes ka konstatuar se edhe përkundër disa problemeve procesi i korrje-shirjes është realizuar me sukses. Në krahasim me vitin e kaluar kur një hektar grurë kishte rendiment prej 3600 kg, sivjet rendimenti ka qenë 4900 kg për hektar. Edhe Elbi dhe Tërshëra kanë pasur ngritje të rendimenteve, pasi që elbi sivjet ka pasur rendimet prej 2300 kg për hektar, për dallim prej 1900 kg sa kishte vitin e kaluar. Ndërsa tërshëra sivjet ka pasur 1900 kg për hektar, për dallim prej vitit të kaluar që kishte rendimet 1800 kg për hektar”, tregon për Veriu.info Blerina Kastrati, udhëheqëse e Zyrës për Informim në Komunën e Mitrovicës.

Ajo bënë të ditur se ky sukses ka ardhur, për shkak të kushteve agroklimatike më të volitshme krahasuar me vitin e kaluar gjë që ka ndikuar dukshëm në rendiment, lagështisë optimale gjatë fazës së mbjelljes, përdorimit të plehrave në sasinë e duhur dhe shfrytëzimit të Shërbimeve Këshillimore.
“Për përfundim të suksesshëm të korrje-shirjeve përkundër kushteve agroekologjike kanë ndikuar prezenca e një numri të madh të autokombajnave nga komunat tjera dhe puna në terren e komisionit komunal të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural”, thekson Kastrati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img