1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mitrovica përkujtoi Muharrem Qenën

Një makinë shkrimi, posterat e shfaqjeve të krijuara nga Muharrem Qena, mes tyre edhe ajo e premierës së shfaqjes “Erveheja”, kitara prej nga dolën këngët e tij të fuqishme si “Oj Hanë”, “A thua”, “Vendi im” e “Shokut”, midis tjerash, janë ekspozuar në Muzeun në Mitrovicë.
Muzeu i Qytetit në Mitrovicë dje mori frymë në një formë tjetër.


Fotografia e Muharrem Qenës, jo shpesh e parë në kujtimin ndaj tij, mbrëmë u shfaq në këtë muze i cili organizoi një mbrëmje për ta kujtuar Muharrem Qenën, artistin e madh, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij, shkruan KultPlus.com
Një makinë shkrimi, posterat e shfaqjeve të krijuara nga Muharrem Qena, mes tyre edhe ajo e premierës së shfaqjes “Erveheja”, kitara prej nga dolën këngët e tij të fuqishme si “Oj Hanë”, “A thua”, “Vendi im” e “Shokut”, midis tjerash, janë ekspozuar në Muzeun në Mitrovicë.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar.
Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Fotografi: Armend Smajli – Facebook 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img