Site icon PrishtinaPress

Mitrovica merr kredi afatgjate pa kamatë nga Austria

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës vendosi sot për marrje të kredisë afatgjate pa kamatë nga Qeveria e Austrisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e 40-të e rregullt e Kuvendit të Komunës, bën të ditur një komunikatë.

“Pika më e rëndësishme e rendit të ditës, rreth të cilës pati diskutime dhe propozime nga këshilltarët, ishte Propozim-vendimi për miratimin e vendimit për marrjen e kredisë pa interes (sipas marrëveshjes së lidhur mes Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Austrisë) për Projektin ‘Ndërtimi i kanalizimeve fekale, atmosferike dhe industrial në disa rrugë të Mitrovicës’”, thuhet në komunikatë.

Të 22 këshilltarët e pranishëm votuan për miratimin e kësaj pike të rendit të ditës.

Exit mobile version