Komuna e Mitrovicës do të shpenzojë 9 mijë e 950 euro që të sigurojë automjetet e Komunës së Mitrovicës dhe Institucioneve Komunale.
Ajo që të bie në sy është se në mesin e veturave moderne figuron edhe një veture e tipit “Llada”, e cila pritet të sigurohet me shumën e planifikuar.
“Sigurimi i Automjeteve të Komunës së Mitrovicës dhe Institucioneve Komunale. Me këtë prokurim ka të bëjë me sigurimin e automjeteve të komunës komplet me të gjitha taksat dhe shërbimet”
Ndërsa ende nuk dihet për kompaninë e cila do të përzgjidhet për të kryer këtë shërbim Komunës së Mitrovicës.
Në përshkrimin e lëndës përveç sasisë së automjeteve që do të servisohen, janë dhënë edhe llojet e veturave për të cilat është planifikuar të ndahet kjo shumë. /Indeksonline/PrishtinaPress.eu