1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mitrovica e Veriut për herë të parë feston Pavarësinë e Kosovës me seancë solemne

Pavarësia e Kosovës për herë të parë është festuar me seancë solemne në komunën e Mitrovicës së Veriut. Pas 16 vjetësh pritje, seanca e organizuar u konsiderua historike.

Nedzad Uglanjin ka një kohë që drejton Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut. Të shtunën, ai është bërë gati të udhëheqë një mbledhje historike, seancën e parë solemne të kësaj asambleje, në nder të Pavarësisë së Kosovës.

“Siç e keni pa është një krenari dhe kënaqësi që për të parën herë me festu bashkë me qytetarët në pjesën e veriore, këtë feste madhështore për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Nedzad Uglanjin – Kryesues i KK, Mitrovicë e Veriut.

Deri në këtë ditë, boshnjaku Uglanjin tregon se u kaluan shumë sfida.

“Kanë qenë sakrifica të mëdha të qytetarëve. Siç e dini kemi kalu disa faza të ndryshme, mirëpo tash është faza përfundimtare ku ne institucionalisht jemi përforcu dhe jemi duke marrë hapat konkrete që të kemi sa më shumë qasje ndaj qytetarëve, që edhe ata ta kenë shërbimin më cilësor”, ka shtuar Nedzad Uglanjin – Kryesues i KK, Mitrovicë e Veriut.

Ditë emocionuese ishte edhe për asamblistët, dhe kryetarin Erden Atiq.

“Kosova përjetoi dhunën, dëbimin, masakrat por nuk u thye. Intervenimi i NATO-s në pranverën e vitit 1999 ishte një ngjarje madhështore në historinë e njerëzimit. Vlerat morale dhe parimi i të drejtave njerëzore triumfuan mbi doktrinën e sovranitetit shtetëror”, ka thënë Erden Atiq – Kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Në seancë mori pjesë edhe nënkryetarja serbe e komunës, Katarina Axhanqiq.

Për të, por edhe për qytetarët serbë të Kosovës, një urim në gjuhën e tyre e bëri zëvendëskryesuesi Skënder Sadiku.

Festë, të shtunën kishte edhe për Ali Kadriun. Në kullat e tij, u organizua një ekspozitë në nder të heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Duhet me punu për atdhe të gjithë, se e kemi borxh. Kanë ra shumë burra për këtë tokë, kanë rënë në luftën e UCK-së, kanë ra edhe ma herët. Ne me punë mundemi me e qu amanetin e tyre në vend. Bujku me e punu tokën, intelektuali në shkollë. Nuk bën me shku me shëtitë nëpër Evropë, mirëpo me nejt në atdhe”, ka vlerësuar  qytetari Ali Kadriu.

Ndryshe Ali Kadriu, është vëllai i piktorit që ra dëshmor, Kadri Kadriu. Në kullën e tij, ai e vazhdon traditën. /rtvdukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img