Site icon PrishtinaPress

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani vendosin që ta kufizojnë qarkullimin nga ora 12:00 deri në 6 të mëngjesit

Shtabi i Krizës për komunën e Mitrovicës së Verit dhe Zvecanit i kryesuar nga Goran Rakic ka vendosur që të ndalojë lëvizjen e njerëzve nga ora 12 e mesditës deri në ora 6 të mëngjesit.

Për këtë vendim ka njoftuar vet kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic që do të hyjë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasë 14 ditë, transmeton Gazeta Express.

Rakic ka thënë se “vendimi është marrë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të lehtësuar luftën kundër pandemisë”.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarave në këto komuna ditëve të fundit.

Exit mobile version