3.8 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

spot_img

Mitrovica e Veriut dhe Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka takuar përfaqësuesit e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, me të cilët tha se folën për rëndësinë e mbledhjes së dokumenteve dhe dëshmive nga periudha e luftës.

Atiq bëri të ditur se më këtë Institut nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi që forcon angazhimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe për dokumentimin e krimeve që kanë prekur komunitetin.

“Gjatë këtij takimi, nënvizova rëndësinë që Komuna e Mitrovicës Veriore ka si pjesë kyçe në ruajtjen e së vërtetës historike dhe mbështetjen e iniciativave për të dokumentuar ngjarjet e asaj periudhe të dhimbshme. Jemi të përkushtuar që, së bashku me IKKL, të sigurojmë që çdo dëshmi dhe çdo zë të gjejë vendin e duhur në arkivat kombëtare, duke ruajtur kujtesën kolektive për brezat që vijnë”, shkroi Atiq, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Atiqi tha se beson që puna e përbashkët do të ndihmojë jo vetëm në përballjen me të kaluarën, por edhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe të bazuar në të vërtetën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img