1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mitrovica debuton me humbje në Ligën e Kampionëve

Kampionia e Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave, Mitrovica, ka debutuar me humbje të thellë në Ligën e Kampionëve.

Mitrovica u mposht thellë 6:1 nga kampionia e Hungarisë, MTK, në turneun e raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja e parë e Grupit E u zhvillua të martën në Budapest të Hungarisë, ku do të zhvillohet gjithë turneu kualifikues i këtij grupi. Pjesë e Grupit E janë edhe skuadra turke Atashehir Belediyesi dhe ajo e Çekisë, Slavia Praha, që llogaritet si më e forta.

Golin e vetëm për skuadrën e Mitrovicës e shënoi Ambra Gjergji në minutën e 82-të, kurse për skuadrën hungareze shënuan Lilla Nagy (7′), Reka Demeter (44′), Adrienn Olah (48′), Diana Csanyi (51′), Anita Pinczi (76′) dhe Nicole Christina Molen (79′).

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img