2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Misteri i anëtarëve të familjes në Turqi që ecin me katër këmbë

Për 17 vjet, komuniteti shkencor po përpiqet të hedhë dritë mbi misterin e pesë anëtarëve të familjes Ulas në Turqinë juglindore që ecin me të katër këmbë.

Familja kurde jeton e izoluar në një cep të largët të Turqisë. Megjithatë, disa nga anëtarët e saj duket se i kanë vënë një “mburojë” tre milionë viteve të evolucionit njerëzor. Nga 19 fëmijët e lindur të Rezit dhe Hatisit, të cilët ecin si çdo njeri i zakonshëm, pesë anëtarë ecin me katër këmbë, pra edhe duart kryejnë funksionet e këmbës.

Disa shkencëtarë e kanë përshkruar gjendjen e tyre si “regresive”, por kjo teori ka nxitur kritika nga ekspertë të tjerë të cilët argumentojnë se është një kombinim i faktorëve “gjenetikë”.

Të tjerë argumentojnë se një faktor i rëndësishëm në gjendjen e tyre varet nga kushtet dhe mjedisi. Skeleti i tyre është më shumë si ai i majmunit sesa njeriut.

Edhe pse nuk kanë shkuar në shkollë, kanë arritur të mësojnë gjuhën kurde për të komunikuar me anëtarët e tjerë të familjes. Për më shumë se 20 vjet, ekzistenca e familjes mbeti e fshehur, derisa dy shkencëtarë britanikë panë një punim të pabotuar nga një profesor turk në vitin 2005.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img