Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në udhëheqje të Jacques Miniane, sot përfundon vizitën në Kosovë.
Më ketë rast, ministri i Financave Avdullah Hoti, udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza do të mbajnë një konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.
Ata qëndruan në Kosovë që nga 9 nëntori, ku kanë zhvilluar një sërë takimesh më përfaqësues të lartë dhe ekspertë të institucioneve qeveritare.