Ish-miss Maqedonia, modelja dhe influencerja Emilia Rozman është rrëzuar dhe për pasojë u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.
Nga Policia në Ohër kanë njoftuar se 32-vjeçarja nga Shkupi u rrëzua duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik, afër fshatit Peshtan të Ohrit, raportojnë mediat atje.
Emilia është lajmëruar në profilin e saj në Facebook dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti, ku ka thyer 11 brinjë pas rënies prej 7 metra lartësi.
“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Eshtrave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetente dhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman.