3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mish pule i pjekur në skarë me misër aromatik

Propozim perfekt për ushqim të lehtë

Përbërësit:

– 1 kg kofshë pule me kocka dhe lëkurë;
– 2 misra të mëdhenj;
– 1 filxhan i vogël fletë të freskëta borziloku;
– ½ e filxhanit të vogël fletë të freskëta mente;
– 20 g parmezan të grirë në rende;
– 1 thelb hudhre;
– ¼ e filxhanit të vogël lëng limoni;
– 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër;
– kripë;
– piper.

Përgatitja:

1. Marinoni çdo kofshë të pulës me erëza dhe me 1/3 e lugës së vogël kripë dhe piper. Piqni në skarë mishin e pulës në temperaturë mesatare, të mbuluar me kapak, 20 minuta apo derisa të skuqen, duke i rrotulluar një herë.

2. Piqni në skarë misrat në temperaturë mesatare duke i rrotulluar herë pas here.

3. Në blender përzieni borzilokun, mentën, parmezanin, hudhrën dhe ¼ të lugës së vogël kripë, derisa përbërësit të imtësohen mitë. Shtoni lëngun e limonit dhe vajin e ullirit.

4. Hiqni kokrrat nga boça e misrit dhe përzieni me lyerjen e bimëve. Shërbeni mishin e pulës bashkë me misrin e aromatik.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img