Është një ndër ushqimet më të vjetra të cilat janë gatuar.
Përbërësit:
▪ mish pule,
▪ mjaltë,
▪ miell gruri,
▪ yndyrë,
▪ verë e bardhë,
▪ hudhër,
▪ zhumbricë.
Receta për mish pule në salcë:
Gjoksit të pulës i qitet pak kripë dhe fërkohet mirë me mjaltë.
E lini të qëndrojë dy orë derisa të ftohet.
Rrotullohet në miell gruri dhe fërgohet në yndyrë derisa të marrë ngjyrë të verdhë ari.
Në enën ku është fërguar qitni verën e bardhë, hudhrën dhe pak zhumbricë.
Salcën e këtillë ia qitni sipër mishit dhe pastaj e shërbeni.