Mirlind Daku është ftuar nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, për ndeshjet e muajit shtator ndaj Çekisë dhe Polonisë.
Futbollisti kosovar ka disa muaj që është paisur me pasaportë shqiptare, dhe tani është grumbulluar me kombëtaren, shkruan IndeksOnline.
Daku ka reaguar në profilin e tij në Facebook, pas ftesës së morri nga trajneri Sylvinho.
Ai fillimisht kishte shkruar “GodsPlan”, duke e bashkangjitur edhe flamurin e Shqipërisë.
Më pastaj Daku ka publikuar një fotografi kur ishte fëmijë dhe mbante veshur fanellën e Shqipërisë.
“Që nga dita e parë !!!!!”, kishte shkruar ai./