6.7 C
Pristina
Monday, March 10, 2025

Buy now

spot_img

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën  

Mirlind Daku ka qenë protagonist në fitoren e Rubin Kazan ndaj Spartak Moskës, ku skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 2-1. 

Sulmuesi gjilanas i shënoi të dy golat për skuadrën e tij, por iu desh ta lërë fushën në minutën e 75-të pas dy kartonëve të verdhë.  

Sulmuesi fillimisht përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e mysafire, ku në  minutën e tetë shënoi për 1-0 pas një goditje shumë të fortë.   

https://x.com/RPLNews_eng/status/1898777292379189390

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 28-të pas një harkimi në zonë, Daku shënoi me kokë për 2-0.   

Në minutën e 75-të, Daku mori një top në dorë ndërsa mbrojtësi i Spartak i hoqi nga dora dhe e rrëzoi, ku gjyqtari të dy i ndëshkoi me karton të verdhë, ndërsa kishin paraprakisht nga një tjetër, për t’i detyruar ta lëshojnë fushën. 

https://x.com/IllyrianFooty/status/1898802607449047185

Ai doli nga fusha me zhgënjimi dhe goditi kamerën duke lënë fushë, ku mbahej nga trajneri dhe bashkëlojtarët e tij.

Mirlind Daku nga SofaScore u vlerësua si një nga më të mirët në fushë me notën 7.5.  

Me këto dy gola, Daku momentalisht ka shkuar në kuotën e 11 golave sezonal në elitën e futbollit rus.   

Dardan Shabanhaxhaj dhe Marvin Çuni po ashtu luajtën për Rubin Kazanin në këtë fitore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img