4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mirëpritet dakordimi Kosovë-Serbi për të zhdukurit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka mirëpritur dakordimin e djeshëm ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë rreth deklaratës për të zhdukurit gjatë luftës. Miratimi i saj pritet të bëhet në takimin e ardhshëm ndërmjet liderëve të shteteve, të cilëve Borrell u ka kërkuar zbatimin e të gjitha obligimeve të që dalin nga marrëveshja e Ohrit.

Takimi i parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas marrëveshjes së Ohrit solli po ashtu dakordimin e parë drejt zbatimit të saj.

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq u pajtuan në Bruksel për tekstin e deklaratës për të zhdukurit gjatë luftës.

E, këtë e ka mirëpritur të mërkurën përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell.

“Marrëveshja që është arritur për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë në nivel të liderëve në takimin e radhës të nivelit të lartë të cilën do ta organizojë”, ka thënë Borrell.

Çështja që e ka zvarritur deri tani miratimin e kësaj deklarate ka qenë termi “dhunë” të cilën Kosova ka insistuar ta përfshijë te çështja e të zhdukurve, gjë të cilën e ka refuzuar Serbia.

Porështë kryetari i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti i cili thotë se në takimin e djeshëm është pranuar kërkesa e Kosovës që ai term të përfshihet në deklaratë.

“Më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb. Gjithashtu, më duhet të theksoj si tepër të rëndësishmë, që me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezentimin e dokumentave serkrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë”, ka thënë Hoti.

Në deklarimin e tij pas takimit, kryenegociatori Bislimi e ka përmendur shkurt çështjen e të zhdukurve, pa specifikuar se çfarë dakordimi është arritur.

Ai ka qenë më konkret kur ka folur për draftin, siç e ka quajtur ai të, “Grupit të Menaxhmentit”, i cili sipas tij duhet të prezantohet në takimin e liderëve.

Mirëpo, Bislimi ka shfaqur paqartësi se rreth kësaj procedure. Por, analisti politik Artan Muhaxhiri nuk beson se ka më dilema rreth Asociacionit.

“Është e besueshme që shumica absolute e draftit tashmë është realizuar dhe këto mund të jenë spektakle për media dhe për ta treguar një lloj divergjence apo mospajtimi kështu të plotë, por në esencë nuk mendoj që ka shumë hapësirë për të bërë ndonjë hap të madh në anën e bllokimit të Asociacionit”, ka thënë Muhaxhiri.

Si datë e mundshme për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është përmendur 22 prilli.

Kryediplomati evropian, Borell ka rishfaqur pritjet e BE-së që të dyja palët të respektojnë gjitha obligimet dhe të fillojnë sa më shpejt zbatimin, derisa ka kërkuar të evitojnë çdo përshkallëzim të mundshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img