Site icon PrishtinaPress

Mirena tallet me Osmanin: “LDK-në s`e deshte, VV-së s’ja dite renin, ku n’hamom do me ba venin”

Analisti Ilir Mirena është tallur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila sot ka kritikuar ashpër pushtetin.

Ai ka vlerësuar se e para e shtetit dukej shumë nervoze dhe e mllefosur me Qeverinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë mënyrë Osmani kishte kritikuar edhe politikanët që sot janë në opozitë.

“E ngova deklaraten e sotshme te Vjosa Osmanit ku pyeti “pse valleee ezistojne telefonat”…. Sa nervoze. Bojke grimasa. Folke me mllef si k’ta pensionistet qe i intervistojme ne shesh, se edhe ajo interviste ne shesh kish dhane. Mezi u permbajke. M’u shfaq ajo Vjosa e kohes kur i bijke ne qafe LDK’se e Isa Mustafes, Hashim Thaçit e PDK’se, AAK’se, Ramushit, Fatmirit, Albinit qe e quante Hugo Chavez e kujt jo, deri sa ia doli ta mashtroi nje popull te tane per me ardh ne pushtet. Ama, senet kane ndryshu me kohe. LDK’ne se deshte, VV’se s’ja dite renin, ku n’hamom do me ba venin”, ka shkruar Mirena.

Exit mobile version