Analisti Ilir Mirena ka komentuar me ligjin e ri për KPM-në, i cili synon kontrollimin e mediave online.
Ai është tallur me këtë nismë ligjore, duke thënë se nga kjo iniciativë është duke u dridhur edhe Malsorja, një personazhe e njohur në “Tik Tok”.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se tash edhe ata që qesin flija në “Tik Tok” duhet të shkojnë të regjistrohen në KPM.
“Malsorja e Tiktok’ut tuj u dridh prej projektligjit per Komisionin e Pavarur te Mediave, projektligjit qe ka me provu me e kontrollu edhe Tiktok’un… Paramendoni, ajo gruja qe qet flija live ne Tiktok tash i duhet me shku me u licensu ne KPM!”, ka shkruar Mirena.