Analisti Ilir Mirena është shprehur i bindur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka uruar votuesit e kryeministrit për këtë çështja.
“Rrnoft Zajednica e Albin Kurtit!… Urime, urime 51 perqindsh”, ka shkruar Mirena.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, brenda javës është kthyer përsëri në Prishtinë.
Në orët e vona të së mërkurës, ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin Bislimi.
Pas takimit, ai ka thënë se kanë rënë dakord që të zbatohen plotësisht marrëveshjet e arritura në Bruksel./Prishtinapress/