Gazetari Ilir Mirena ka akuzuar shtetin për neglizhencë, duke theksuar mungesën e veprimeve efektive policore në kërkimin e Hajrizit.
Ai pohoi se indiferenca e shtetit kontribuoi në përfundimin tragjik të Hajrizit.
“Këtu shteti jonë ka dështu, shteit jonë me qenë efikas sot Faton Hajrizi kish mundur me qenë gjallë, e me u kthy ose dyz, ose diku tjetër, burg sigurisë më të lartë. Atij i ka humbur jeta, fajtor indirekt ka qenë shteti jonë. Ka qenë tepër neglizhent, ka bë hajgare. Nuk kemi parë aksion të Policisë duke e kërkuar atë”, ka thënë Mirena në “Pressing”.