Gazetari, Ilir Mirena, ka folur përsëri për mesazhet që i publikoi Nacionale, të cilat tregonin anëtarja e VV-së, Dejona Mihali ia shkruante statuset për Facebook deputetes së VV-së, Adriana Matoshi.
Në këtë status sulmohej Mirena, e për këtë gjë ai ka thënë se një figurë publike e ka telefonuar dhe i ka thënë se të mos merret me Matoshin sepse “ka telashe”.
“Me ka thirrur një figurë e njohur që gjithë e njihni, më tha injoroje se ka telashe. Nuk e di çfarë telashe ka.” – ka thënë ai në Pressing T7.
“Është për keqardhje, sepse ti je deputete ke marre 10-20 mijë vota prej të qytetarëve, je në parlament dhe ti nuk je gjendje as qëndrimet në rrjetet sociale vet me i shkru.” – ka thënë tutje ai.