Site icon PrishtinaPress

Mirena: Mos e ndërpreni festën edhe kur Kurti ta bjen Zajednicen

Analisti Ilir Mirena ka reaguar pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente, duke thënë se kjo marrëveshje është arritur në vitin 2011.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Mirena ka shkruar “Festojeni Marrëveshjen e 2011’tes, ama mos e ulni entuziazmin festiv edhe kur t’jau bjen Zajednicen”.

Statusit Mirena i ka bashkangjitur edhe dokumentin e marrëveshjes së arritur më 2011, kur edhe atëherë lejohej liria e lëvizjes për qytetarët e të dyja shteteve.

“Gati e harrova, edhe 24 hektarët për Manastirin e Deçanit”, e përfundoi postimin Ilir Mirena

Postimi i plotë:

Exit mobile version