Analisti Ilir Mirena ka reaguar për raportimet ndaj skandalit të amabasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Mirena ka thënë edhe pse Berishajt i dalin çdo ditë skandalet në media, Kurti nuk ka guxim ta shkarkojë pasi sipas tij, Berisha “e ka ne grusht Albin Kurtin”.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Po get qe Martin Berishaj e ka ne grusht Albin Kurtin. Berishajt çdo dite po i dalin skandalet neper media sllovene, e keta s’guxojne me e shkarku.
Jo me e shkarku, po edhe tuj ja ba avokatin.
Te rejat e fundit nga mediat sllovene hedhin dyshime qe 14 milione te GEN’it qenkan perdore per me financu fushaten politike te Albin Kurtit…
Me poshte e keni linkun i gazetes sllovene, nese dyshoni qe mediat ne Kosove po trillojne kunder kryeministrit… Pra, folni me sllovente…????
Folllow the money (Ndiqni parate) e ka titullin ky hulumtim i gazetes sllovene. Eshte huazim nga historia e famshme e aferes Watergate, pas ciles u rrezua presidenti amerikan Richard Nixon. Kjo fjali ishte popullarizuar nga filmi i vitit 1976 “All the President’s Men”.
Fjalia rekomandon se korrupsioni politik mund të hulumtohet dhe nxirret ne publik vetem duke ndjekur rrugen e parave. Pra, ndiqni paret, patjeter te qojne te korrupcioni politik…/Prishtinapress/