Gazetari Ilir Mirena ka shkruar në lidhje me deklaratën e gjeneralit Clarck, i cili tha se për bombardimet e NATO-s, ka pasur veç një arsye dhe ajo është LDK.
Sipas Mirenës LDK-ja si parti paqësore dhe anti-dhunë, duhet të distancohet nga kjo deklaratë.
Madje ai ua dha edhe një propozim LDK-së, konkretisht se si duhet të reagojnë. “Edhe LDK’ja duhet kshtu me reagu ndaj Clark’ut, “kush breee, LDK’ja as kallash as bomba s’ka prek me dore, as NATO’ne se ka thirre me bombardu Serbine, mos na e ngjitni kete sen”…” – ka shkruar Mirena ndër të tjera.
E plotë:
Telash na paska ba Clark’u me kete deklaraten per LDK’ne!
Tash nja nje jave debat neper studio mbi kete teme. Une mendoj qe fjalen e ka pas per VV’ne e Kurtin, po tash kah pleqnia s’perjashtohet qe ju ka pshtjelle pak…
Perndryshe, LDK si parti paqesore dhe anti-dhune duhet me u distancu prej deklarates se tij.
E tregojne punen e realizimit te nje permendoreje te nje figure te njohur te luftes kur skulptori ka propozu ne vend te kallashit me ja vendos far libri. Qohen familjaret e tij e protestojne, e t’idhnum i thojne skulptorit “qysh breee liber, familja jone kurre liber me dore s’ka prek, kallash po, ama libeer…”
Edhe LDK’ja duhet kshtu me reagu ndaj Clark’ut, “kush breee, LDK’ja as kallash as bomba s’ka prek me dore, as NATO’ne se ka thirre me bombardu Serbine, mos na e ngjitni kete sen”…