1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Mirena kritikon sondazhet për partitë politike: Po get, veç varet kush sa paguan

Analisti Ilir Mirena ka kritikuar sondazhet e shpeshta që po bëhen për matjen e opinionit për partitë politike.

Ai ka vlerësuar se mënyra qysh po bëhet këto sondazhe nuk po janë serioze.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se ato po e rrezikojnë kredibilitetin e tyre.

“Sondazhet per partite politike ne Kosove keshtu si po bahen, askush s’ka me i marr seriozisht. Si ka mundesi qe para disa ditesh partia ne pushtet, VV’ja, doli te jete afer 50 perqind, ndersa pas pak ditesh te dal 41 perqind. Pra , gati se 9 perqind me pak. E dallimi me 9 perqind eshte kogja shume. Me kete perqindje krijohet nje parti e forte parlamentare!”, ka shkruar Mirena.

Ai ka shprehur dyshimet se këto sondazhe po bëhen me pagesë nga partitë politike.

“Munden me dallu per nje perqindje te vogel, por dallimin kaq te madh nuk e perthekon asnje logjike. Prandaj, kur e kemi parasysh qe askush publikisht nuk i argumenton ne detaje se si kane ardhur deri tek keto shifra, keto sondazhe duken krejt te porosituna. Po get, veç varet kush sa paguan…”, ka shkruar Mirena.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img