Gazetari Ilir Mirena ka krahasuar sulmin në Izrael, me atë në veri të Kosovës.
Mirena përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar: “Edhe Izraelit i paskan hy terroristet e Hamasit, si neve banda e terroristeve te Radojqiqit…”.
Çka po ndodh në Izrael?
Izraeli dhe Hamasi duket se janë nisur drejt një lufte të re mes vete pas një sulmi të befasishëm ajror e tokësor të grupit Hamas nga Rripi i Gazës drejt Izraelit. Raportohet se luftëtarë të Hamasit janë infiltruar brenda qytezave e fshatrave izraelite në periferi.
Në një video-mesazh, Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit ka thënë se Izraeli është në luftë.
“Ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në raunde, por në luftë. Këtë mëngjes, Hamasi hapi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Unë mblodha krerët e sigurimit, kam udhëzuar fillimisht që të pastrohen fshatrat nga terroristët që u infiltruan. Kjo po ndodh tani. Përveç kësaj, urdhërova thirrjen e rezervistëve. Ndërkohë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që t’u binden rreptësisht udhëzimeve të ushtrisë dhe udhëzimeve të komandës së brendshme. Ne jemi në një luftë dhe do ta fitojmë atë.” – pohoi ai.