Site icon PrishtinaPress

Mirena: Ish dashtë me kallash me ecë nëpër qytet, për 10 vite çka më kanë bo mu

Gazetari Ilir Mirena thotë se ka neglizhencë nga autoritetet e sigurisë lidhur me kërcënimet ndaj gazetarëve.

Mirena thotë se, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, ka pasur kërcënime të vazhdueshme.

“Për 10 vite çka më kanë bo mu, ish dashur me kallash me ecë nëpër qytet”, ka thënë ai.

“Nuk dua të përdorë këtë klishenë se duhet të kesh kundër argument kur nuk pajtohesh me një argument. Por kështu është. Ndaq më kanë thënë je i shitur, ndaq kanë thënë se kemi me dalë me të rreh. Cka të dush”, shtoi ai.

Exit mobile version