Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka reaguar pas vendosjes së dy barrikadave të reja, një në Mitrovicën Veriore dhe një në Zveçan te vendi i quajtur “Kershi i Dudes”.
Mirena ka ironizuar me Qeverinë Kurti të cilët kishin fituar 51 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurt dhe se sipas tij, tani nuk po veprojnë.
Ai ka pyetur ekzekutivin nëse do të veprojnë për largimin e barrikadave ose në të kundërtën barrikadat do të mbërrijnë deri në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Postimi i plotë:
O 51 periqindsha, a e keni njet me livrit hiç a mbrrijten barrikadat e serbve deri n’Stanofc t’Vushtrrise?
Na t’20 vjetve shkaterrim syte n’ju i kemi… ????