Analisti Ilir Mirena tha se gjëja më e rëndësishme nga zgjedhjet e sotme parlamentare është “rezultati i pritur i partisë në pushtet”.
Ai tha në Pressing se “iluzioni” i Lëvizjes Vetëvendosje ëashtë shkërmoqur.
“Ai iluzioni i tyre për 500 mijë vota, për 50% e 70% e 60 e diçka, me ditën e sotme është shkërmoqë”, tha Mirena.
“Nuk munden më me na folë për referendume..”, tha ai.
Mirena tha se me ditën e sotme “këto janë rrënu dhe kurrë në këtë vend dikush 50% nuk i merr më”.