Site icon PrishtinaPress

Mirena e uron Kurtin për ditëlindje: Sen hajr Kosova s’ka pa prej tij

Analisti Ilir Mirena ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ditëlindjen e 48-të.

Përmes një postimi në Facebook, Mirena tha se Kosova nuk ka pa hajr prej Kurtit, por vetëm dëme.

Nese ja bajm nje bilance jetes se tij politike pos zhurme e dame te pallogaritshme per vendin tjeter sen hajr Kosova s’ka pa prej tij“, shkroi ai.

Mirena bëri një krahasim mes kryeministrit aktual dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se në këtë moshë Kurti po e bënë Zajednicën, e Thaçi në moshën 38 vjeçare e ka shpallur pavarësinë e Kosovës.

Sa per krahasim, Hashim Thaçi si 29 vjeçar ja ka sjelle bombat e NATO’se Serbise e si 38 vjeçar e ka shpalle pavaresine e Kosoves.

Albin Kurti, si 48 vjeçar, Kosoves po ja sjelle Zajednicen. Kogja, kogja, edhe ky“, ka shkruar Mirena. prishtinapress.net

Exit mobile version