Site icon PrishtinaPress

Miratohet rezoluta për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Me 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar Propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.

Ky propozim është bërë nga deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj.

Molliqaj, tha se nuk janë duke i hequr kufijtë, por heqjen e kontrollit për qytetarët e dyja vendeve. Ai shtoi se po kërkojnë që lëvizja të jetë pa kontroll. Rezoluta pritet të hidhet në votim pasi të harmonizohet me grupet parlamentare.

Ndërsa, deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur krejt debatin për hapjen e kufirit me Shqipërinë, diskutim koti.

Exit mobile version