Site icon PrishtinaPress

Miratohet raporti me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje ka miratuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. I njëjti u konsiderua shumë i nevojshëm për qytetarët, pasi do të përmirësojë segmente me të cilat përballën çdo ditë në regjistrimin civil.

Anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Dimal Basha tha se ky projektligj është punuar mjaft mirë dhe ka vetëm tri amendamente, të cilat janë bërë në harmonizim me qeverinë si sponsorizues i tij.

Mbështetje këtij projektligji i dha edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Në anën tjetër, komisioni shqyrtoi pa praninë e mediave aplikacionet për pozitën e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës./KP/

Exit mobile version