Site icon PrishtinaPress

Miratohet Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës ka marr miratimin e kabinetit qeveritar.
Projektligji ka për qëllim rregullimin e procedurave të funksionimit dhe obligimet e Fondit Pensional të Kosovës.
Çështja kryesore e trajtuar me këtë projektligj është inkuadrimi i ndryshimeve të nevojshme për rritjen e tavanit të investimeve dhe të mjeteve në fondin e letrave me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Projektligji i propozuar si element kryesor e ka zgjerimin e mundësive për investim në letrat me vlerë të Kosovës si dhe zgjerimin e bazës së instrumenteve tjera për investime në veçanti letrat me vlerë në korporata ose në institucione financiare ndërkombëtare dispozitat e afatizuara, bankat vendore dhe ndërkombëtare, fonde investive dhe marrëveshje të riblerjes./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version