Site icon PrishtinaPress

Miratohet pakoja ekonomike ‘Prishtina’ – pesë mijë pako ushqimore të dedikuara për familjet në nevojë

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë miratuar pakon ekonomike Prishtina.

Ai ka falënderuar të gjithë asamblistët që kanë marrë pjesë dhe që kanë votuar në mënyrë unanime.

“Sot në një mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal, kemi kaluar pakon ekonomike Prishtina 1. Së pari i falënderoj të gjithë asamblistët për gatishmërinë për të marr pjesë dhe votuar në mënyrë unanime në këtë seance. Diskutimet dhe propozimet shtesë ishin të mirëseardhura. Me këtë diskurs dëshmuan të gjitha partitë që në kohë të krizës jemi bashkë dhe jemi një institucion.  Gjatë ditëve në vijim do t’i prezantoj të gjitha pikat një nga një por më poshtë e keni një përmbledhje”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Pakoja ekonomike përfshinë shpërndarjen e 5 mijë pakove higjienike,  5 mijë pakove ushqimore, blerjen e pajisjeve  shëndetësore, lirimin nga qiraja për bizneset me lokale që janë pjesë e ndërmarrjeve publike komunale etj.

Exit mobile version