1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Miratohet në parim projektligji për amnisti

Komisioni për Legjislacion dhe Mandate ka miratuar në parim Projektligjin për amnistinë, me katër vota pro, një kundër dhe një abstenim.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila abstenoi tha se nuk mund ta jap votën e saj për shkak të konfliktit të interesit.”S’do të votoj për shkak të konfliktit të interesit. Nuk mund ta jap votën time pro”, tha ajo. Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi tha se ky ligj ka pasur qëllim që të arrijë një tejkalim të një situate që ka qenë e acaruar kur opozita kundërshtonte demarkacionin.

“Kemi konsideruar që këto situata janë tejkaluar dhe kam mbështetur idenë për të proceduar këtë projektligj. Me idenë që në të ardhmen t’i kthehemi rrugës demokratike. Kam qene pjesë e asaj mënyrë të kundërshtimit dhe ajo ka qene ne korniza demokratike diçka përtej demokratikes. Gjatë ushtrimit të atij aktiviteti opozitar janë shkelur ligjet. Mendoj që duhet të kemi një qartësi nga grupet parlamentare,  sidomos nga ato që kanë qenë pjesë e kundërshtimit që ka qenë dhe Nisma. Duhet të jemi të sinqertë të kërkojmë se na nevojitet një ligj i tillë ta mbyllim një kapitull. Duhet ta ndajmë fajin politik nga faji ligjor. Nisma është e gatshme ta mbështesë. Këtu të gjithë duhet të jemi unik sepse kemi qene së bashku në ato kundërshtime. Nuk dua të polemizoj me LDK dhe PDK. Me e dimë që ligjet janë shkel por janë shkel në funksion të një të mire më të madhe”, tha ai.

Edhe Hajdar Beqa nga PDK tha se amnistia për deputetet që janë në ndjekje penale, ka pasur shkelje ligjore dhe është e dënuar me ligj hedhja e gazit.

“Ne kemi iniciativë prej 11 deputeteve, unë si deputet e mbështes këtë projektligj”, tha ai. Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu e ka kundërshtuar kalimin e këtij ligji.“Ky ligj tejkalon dhe qëllimin që e ka. Këto janë vepra penale që kryhen me dashje. Të gjithë ata që kanë kryer këto vepra e kanë bërë të qartë qëllimin. Është e nevojshme që të sqarohet tutje neni 7 dhe 5 e kushtetutes. Gjykata kushtetuese e ka trajtuar imunitetin por me shumë ka krijuar probleme së sa që e ka zgjidhur, nuk e kuptoj nëse ligji për amnistinë është mënyra e duhur për ta adresuar këtë çështje”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img