0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Miratohet në parim buxheti 2017, opozita largohet para votimit

Në orën 02:40 të mëngjesit të së premtes u mbyll seanca maratonë për miratimin në parim të buxhetit dhe paketës fiskale për 2017 që u votua me votat e mazhorancës. Opozita nuk mori pjesë ne votim, por deklaroi se buxheti është varfërues për shqiptarët. Ndërkohë për qeverinë financat publike konsolidohen dhe përfitues të drejtpërdrejtë janë qytetarët.
Pas gati 16 orë diskutimesh mazhoranca miratoi në parim buxhetin dhe paketën fiskale për 2017. Paraqitjen e ligjit më të rëndësishëm të qeverise e bëri kryeministri Edi Rama. Ai tha se buxheti finalizon një përpjekje të madhe për të futur shtetin në shinat, prej nga kishte dalë kur morën detyrën. Sipas tij vendoset rregull në llogaritë e shtetit, dhe përfitues të drejtpërdrejtë janë qytetarët.
“Vetëm me këtë buxhet, ne spostojmë 100 milionë dollarë, nga arka e shtetit në arkën e qytetarëve. Ndërkohë që, vetëm me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale, ne spostojmë në sistemin publik dhe atë privat 440 mln dollarë për 4 vite”, u shpreh Rama.
Partia Demokratike nuk mori pjese në votim. Ndërkohë gjatë diskutimeve deklaroi se ky mandat qeverisës rriti taksat me 1,5 miliardë dollarë, thelloi borxhin publik dhe varfërori shqiptarët.
“Banka Botërore në raportin e saj për 2015-n thotë se niveli i varfërisë në Shqipëri është 47.5%”, u shpreh Berisha.
Votën pro edhe dhe aleati kryesor i socialisteve LSI. Por për partinë e Ilir Metës nuk duhet vendosur akciza mbi gazin e lëngshëm për automjet dhe buxheti duhet t’i përmbahet planifikimeve.
“Do të ishim më të kënaqur nëse do të kishim një financim më të lartë të bujqësisë, një strategji ndryshe në sektorin e turizmit. Do të doja të shikoja akoma më shumë investime direkte në fushën e shëndetësisë”, tha Petrit Vasili.
Përveç deputetit të përjashtuar nga grupi parlamentar të PD, Mhill Fufi, deputetët e tjerë të opozitës braktisën sallën e Kuvendit pak para fillimi të votimit. Vetëm 2 nga 84 deputetë të pranishëm në Kuvend votuan kundër projekt-buxhet për vitin 2017. Vota e Fufit ka rezultuar të jetë në një linjë me atë të mazhorancës, ndërkohë që 2 votat kundër kanë qenë të dy ish-deputetëve të PS, themeluesve të “LIBRA”, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.
Buxheti për vitin 2017 është 467 miliardë lekë, tipari kryesori  tij është konsolidimi fiskal. Edhe pse në një vit zgjedhor, huamarrja e qeverisë do të jetë më e ulëta në histori, vetëm 1.9 për qind e prodhimit kombëtar .Borxhi publik zbret nga 71.3 për qind e prodhimit kombëtar këtë vit, në 69.1 për qind vitin tjetër. Ndërsa rritja ekonomike synohet 4 përqind.  Pas miratimit në parim, buxheti dhe paketa fiskale do te rikthen për diskutimet nen për nen në Komisionet Parlamentare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img