Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërkombëtare për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B.
83 deputetë e dhanë votën e tyre për këtë marrëveshje ndërkombëtare, raporton Klan Kosova.
Kjo është një marrëveshje e financimit në mes të Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.