Site icon PrishtinaPress

Miratohet Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme, edukimi parafillor bëhet i obliguar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme.

Me këtë ligj, edukimi parafillor bëhet i obliguar.

“Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme. Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Me ligjin e ri  Edukimi Parafillor bëhet i obliguar”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja ka shtuar se me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë.

Postimi i plotë:

Reforma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë në edukimin në fëmijërinë e hershme

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme. Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare.

Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar.

Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë:
-Koordinim ndërsektorial
-Edukim në familje
-Ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore
-Sigurim e rregullim të materialit didaktik
-Monitorim të punës edukative
-Aftësim të dadove.
-Qasje holistike

Me këtë ligj po vendosim standard të ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë. Edukimi i hershëm i ndihmon vogëlushët në zhvillimin socio-emocional, kognitiv dhe motorik, si dhe ndikon pozitivisht në mirëqenie të tyre. Andaj, krahas Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, jemi në finalizim edhe të kurrikulës për edukim më fëmijërinë e hershme dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë një mjedis të sigurt dhe mbështetës.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë deputetët për kontributin dhe votën e tyre, anëtarët e grupit punues, partnerët tanë, secilën e secilin që kanë kontribuar në finalizimin e këtij ligji të rëndësishëm e kaq cilësor.

Exit mobile version