Site icon PrishtinaPress

Miratohet Komisioni Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së, 25 vjetorit të çlirimit dhe 16 vjetorit të Pavarësisë

Kryeministri Kurti ka propozuar të themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së, 25 vjetorit të çlirimit dhe 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Ai tha se kryesues do të jetë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ndërsa anëtarë do të jenë ministrat Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Ejup Maqedonci, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi dhe komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari.

“Ftohen të dërgojnë nga një përfaqësues edhe presidenca, kuvendi i Republikës, komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e UÇK’së dhe organizatat e shoqërisë civile”, tha ai.

Ky propozim është miratuar.

Exit mobile version