Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar një deklaratë me anë të së cilës fusnota nuk paraqet asnjë rëndësi për Kuvendin e Kosovës.
Deklarata mori 80 vota për, 5 kundër.
Në deklaratë thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës e njeh Kosovën vetëm në bazë të emrit të saj kushtetues si Republikë e Kosovës.
Ndryshe, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë seancës së sotme plenare tha se deputetët e PDK-së do ta votojnë Deklaratën nëse partitë opozitare do të votojnë Projektmarrëveshjen për Fondin e Ballkanit Perëndimor.
Deputetë opozitarë gjatë seancës theksuan se nuk do ta votojnë këtë Projektmarrëveshje dhe të gjitha marrëveshjet tjera ndërkombëtare që janë me fusnotë.