1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Miratohet ankesa e Fushë Kosovës, e fitojnë në tavolinë ndeshjen ndaj Vjosës

Komisioni i Garave të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë ka marrë vendim që ta marr si ta bazuar ankesën e Fushë Kosovës në lidhje me ndeshjen ndaj Vjosës, që ta regjistrojë me rezultat 3-0.

Fushë Kosova është ankuar se në ndeshjen e fundit, “Vjosa” ka aktivizuar lojtarin pa të drejtë në lojë me datë 23 prill, pasi i njëjti ka luajtur edhe për kategorinë e juniorëve U-19 brenda 24 orëve, dhe me rregulla të FFK-së nuk lejohet që një lojtar të paaraqitet për të njëjtin ekip pa i bërë një ditë, raporton Klankosova.tv.

“Komisioni i Garave pas shikimit të protokoleve zyrtare të të dy ndeshjeve si prova të vlefshme dhe fakteve kryesore për vendimmarrje, ka vërtetuar se lojtari i lartëtheksuar pa të drejtë është aktivizuar në lojë në minutën 90+ , respektivisht është regjistruar në protokolin zyrtar të ndeshjes në javën e 23-të të Ligës së Parë ndërmjet KF “Vjosa“ – KF “Fushë Kosova”, kështu që ka bërë shkelje të nenit 51, paragafi 4 të Rregullores së Garave: Nëse klubi luan në ndeshje publike me lojtar i cili brenda njëzetë e katër orëve (24) ka luajtur më parë do të konsiderohet si paraqitje e pa rregullt e lojtarit dhe ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për parashtuesin e ankesës”, thuhet në vendim.

Ndryshe, në këtë ndeshje fitore kishte shënuar Vjosa me rezultat 1-0. Tash me këtë vendim Fushë Kosova i largohet Ulpianës me gjashtë pikë dhe i afrohet Superligës.

Në Ligën e Parë kanë mbetur vetëm edhe 4 javë deri në fund të sezonit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img