5.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Miratohen tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri marrëveshje, dy nga to me Bashkimin Evropian dhe me Republikën Federale Gjermane. Marrëveshjet e miratuara në seancën e sotme plenare, janë në fushën e tatimit, doganave dhe bashkëfinancimit për “Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren”.

Marrëveshja e parë e miratuar nga deputetët është për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Fiscalis” të BE-së, për bashkëpunim në fushën e tatimeve. Kjo marrëveshje është miratuar me 86 votat pro të deputetëve.

Vuçiq habit me vendimin e fundit, shkak ngjarjet me Kosovën – Gazeta Expre…
Me po kaq vota është miratuar edhe marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrje të Kosovës në programin “Doganat” të BE-së.

Deputetët në seancën e sotme kanë miratuar me 83 vota marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin e “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizrenit”, mes Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane, i cili ka vlerë prej pesë milionë euro./KP/

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img