9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Miratohen pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit e Krasniqit kundër formës së aktakuzës

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka miratuar pjesërisht mocionet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kundër formës së aktakuzës.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykatësi Guillou ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që deri më 3 shtator të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin.

“Më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lëshoi vendimin e tij lidhur me mocionet paraprake të dorëzuara nga të katër të akuzuarit kundër juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Gjykatësi  miratoi pjesërisht mocionin e Veselit dhe urdhëroi ZPS-në që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar duke përjashtuar formën e zgjeruar të përgjegjësisë së ndërmarrjes kriminale të përbashkët (e njohur si “NKP III”) për krime me synim konkret. Mocionet e Mbrojtjes u hodhën poshtë në të gjitha pikat e tjera.

Gjithashtu, gjykatësi lëshoi vendimin në lidhje me mocionet e Mbrojtjes kundër formës së aktakuzës. Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit dhe urdhëroi ZPS-në që deri më 3 shtator, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin. Pjesët e tjera të mocioneve të tyre u hodhën poshtë dhe mocioni i Veselit u hodh poshtë tërësisht”, thuhet në njoftimin e bërë nga Dhomat e Specializuara.

Ndërsa, pjesët e tjera të mocioneve të Thaçit, Selimit e Krasniqit janë hedhur poshtë, kurse mocioni i Kadri Veselit është hedhur poshtë tërësisht, transmeton Telegrafi.

Njoftimin e plotë të Speciales mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img