1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Miratohen dy akte nënligjore për kompensimin e viktimave të krimit

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka miratuar dy akte nënligjore të cilat parashihen me Ligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, theksoi se hartimi dhe finalizimi i dy akteve nënligjore si dhe procesi i deritashëm është bërë në bashkëpunim me të gjithë akterët relevant dhe me mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me aprovimin e këtyre dy akteve nënligjore, po kompletohet legjislacioni i nevojshëm dhe rrjedhimisht mund të fillohet me procesin e kompensimit të viktimave të krimit, proces për të cilin Ministria e Drejtësisë është shumë e përkushtuar të fillojë sa më parë”, theksoi ministrja Hoxha.

Ajo tha se Udhëzimi Administrativ për regjistrat për parashtruesit e kërkesës dhe për vendimet e lëshuara rreth kompensimeve rregullon kushtet për mbajtjen e regjistrave, duke filluar nga pranimi i lëndës e deri tek nxjerrja e vendimit dhe komunikimin i tyre palëve, po ashtu rregullon edhe pjesën e arkivimit të dokumentacionit dhe qasjes në evidencë si dhe dispozitave të cilat janë të nevojshme gjatë punës së komisionit i cili do të bëjë vlerësimin e kërkesave për kompensim.

Kurse Udhëzimi Administrativ për mënyrën e kompensimit përfshirë edhe llogaritjen e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta rregullon  kërkesën për kompensim, ku përfshin plotësimin e saj, dorëzimin dhe afatin brenda së cilit duhet të dorëzohet, me qëllim të lehtësimit të qasjes në të drejtën e viktimave në kompensim.

Po ashtu parashihet edhe çështja e kompensimit të viktimave nga burimet tjera, kjo me qëllim të shmangies së mundësisë së përfitimit të dyfishtë, si dhe çështjen e kompensimit të viktimave të huaja dhe mënyrës së komunikimit në mes autoriteteve përkatëse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img